Të dashur maturantë

Ju kanë mbetur edhe pak kohë deri në Provimin Shtetëror të Maturës, kur ju do të gjendeni para një sprove të rëndësishme në jetën tuaj. Suksesi i treguar në provimin e maturës do të jetë çelës i vazhdimit të rrugëtimit tuaj në botën akademike, e cila nuk është edhe aq e lehtë.


Për këtë arsye, Kolegji AAB, e ka filluar i pari dhe do ta vazhdojë misionin e tij, që juve të dashur maturantë t’ju dalë përkrah për të qenë sa më të përgatitur në sfidën e cila po ju pret.

Nga data 14 maj 2018, në të tri degët e veta, në Prishtinë, Ferizaj e Gjakovë, Kolegji AAB do të organizojë, pa pagesë, për të gjithë maturantët e interesuar Shkollën përgatitore, për Provimin e Maturës Shtetërore.


Ju mund të drejtoheni në cilëndo nga degët tona dhe të ndiqni kurset intensive në: Matematikë, Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë Angleze.


Për t’ u regjistruar në kurset përgatitore, plotësoni edhe formularin e mëposhtëm. Së shpejti do të publikohen edhe oraret e mbajtjes së kurseve.

Apliko tani

Ju lutem plotësoni të gjith fushat: